Ndërlidhjet

Sulm me raketa në një bazë ushtarake në Bagdad


Ushtarët amerikanë pranë bazës ushtarake Taji. Foto nga arkivi.
Ushtarët amerikanë pranë bazës ushtarake Taji. Foto nga arkivi.

Një sulm me raketa ka ndodhur në një bazë ushtarake, ku gjenden trupat amerikane dhe të pjesëtarëve të tjerë të koalicionit, në veri të Bagdadit. Sipas zyrtarëve nga ky sulm janë plagosur dhjetëra pjesëtarë irakianë.

Sulmi i sotëm në kampin Taji, vjen vetëm disa ditë pasi nga një sulm i ngjashëm u vranë tre ushtarë, një britanik dhe dy amerikanë.

Ushtria irakiane tha se 33 raketa të tipit Katyusha goditën bazën ushtarake. Ushtria po ashtu tha se shtatë raketahedhës dhe 24 raketa të papërdorura u gjetën më pas në afërsi të zonës Abu Izam.

Ushtria irakiane tha se SHBA-ja dhe forcat e tjera të huaja nuk duhet ta përdorin si pretekst këtë sulm, për të kryer aksione ushtarake pa miratimin e Irakut.

Një zëdhënës i ushtrisë, i tha agjencisë AFP se dy pjesëtarë të mbrojtjes ajrore të Irakut janë plagosur nga sulmi me raketa.

XS
SM
MD
LG