Ndërlidhjet

Trump nuk ka koronavirus, thotë mjeku i Shtëpisë së Bardhë


Presidenti i Shteteve të Bashkuaa, Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuaa, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i infektuar më koronaviusin e ri, ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

"Këtë mbrëmje, unë mora konfirmim se testi është negativ, tha Sean Conley, mjeku i presidentit në një deklaratë më 14 mars.

"Një javë pas darkës me delegacionin brazilian, presidenti nuk ka simptoma", tha ai, duke iu referuar takimit të Trumpit në Florida.

Në një konferencë me reporterët më herët, Trump tha se ai ishte testuar pasi kishte pasur kontakt me disa anëtarë të një delegacioni presidencial brazilian, të cilët kanë dalë testuar pozitivë për virusin COVID-19.

Shtëpia e Bardhë më parë kishte thënë se nuk kishte asnjë arsye që ai të bënte testin, megjithë kontaktet e tij me të paktën tre persona që testuan pozitivisht.

Pesidenti Trump më 13 mars shpalli një urgjencë kombëtare për shkak të shpërthimit të koronavirusit, dhe Dhoma e Përfaqësuesve më vonë atë natë kaloi një projekt-ligj, i cili parasheh testime falas dhe ndihmë tjetër financiare për njerëzit e prekur nga sëmundja.

Virusi shpërtheu në fund të dhjetorit në Kinë, por është përhapur në të gjithë botën.

Më 14 mars, Shtëpia e Bardhë tha se ka filluar të kryejë kontrolle të temperaturës për këdo që vjen në kontakt të ngushtë me Trumpin, dhe nënpresidentin, Mike Pence.

Shqetësimet për përhapjen e virusit, i cili ka vrarë 59 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe ka infektuar 2.749 të tjerë, kanë detyruar mbylljen e shumicës së ligave sportive, shkollave, universiteteve, muzeve dhe shumë bizneseve në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG