Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi ndaj Netanyahut për shkak të koronavirusit


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto nga arkivi.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto nga arkivi.

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu është shtyrë deri më 24 maj, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me koronavirusin e ri.

Netanyahu po gjykohet nën akuza për ryshfet dhe mashtrim. Gjyqi ndaj tij ishte paraparë të niste më 17 mars.

Por, në orët e para të së dielës, ministri i Drejtësisë, Amir Ohama lëshoi një urdhër emergjent, për të shtyrë të gjitha rastet në gjykata që nuk ishin të natyrës urgjente.

Qeveria e Izraelit ka marrë një sërë masash për të parandaluar tubimet publike për shkak të koronavirusit.

Netanyahu akuzohet se ka pranuar dhurata të shtrenjta nga miqtë e tij të pasur dhe në këmbim, pretendohet se ai u ka dhënë favore. Por, Netanyahu mohon çdo keqbërje.

XS
SM
MD
LG