Ndërlidhjet

Më shumë se 1,400 qytetarë kanë telefonuar IKSHPK-në për ndihmë


Pamje ilustruese nga Klinika Infektive në Prishtinë.
Pamje ilustruese nga Klinika Infektive në Prishtinë.

Me shumë se 1,400 persona kanë nisur thirrje drejt Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të kërkuar ndihmë në lidhje me shqetësimet e tyre rreth koronavirusit.

Ky Institut ka instaluar numrin e telefonit 038-200-80-800, përmes së cilit të gjithë qytetarët që kanë shqetësime rreth sëmundjes COVID-19, mund të marrin informata nga profesionistë shëndetësorë.

Era Pireva, zëdhënëse në këtë Institut, i tha Radios Evropa e Lirë, se ky numër funksionon vazhdimisht dhe se deri tani ndihmë kanë kërkuar mbi 1,400 qytetarë.

Ata, sipas Pirevës kanë marrë informata se ku duhet të drejtohen në rast të paraqitjes së shenjave klinike të koronavirusit të ri.

Deri më tani në Kosovë 13 persona janë prekur nga kjo sëmundje.

Qeveria e Kosovës, pas rritjes së numrit të të infektuarve, më 15 mars vendosi që të shpallë gjendje të emergjencës publike.

XS
SM
MD
LG