Ndërlidhjet

Xhudistët e Kosovës në karantinë


Kampionja botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi
Kampionja botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ekipi Olimpik i xhudos ka hyrë në karantinë.

Trajneri, Driton Kuka, që në ekip ka pesë garues, të cilët ndodhen brenda normës Olimpike Tokio 2020, ka theksuar se ekipi është izoluar në sallën stërvitëse në Pejë.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 janë paraparë të mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokio të Japonisë.

Japonia është e përkushtuar të organizojë Lojërat Olimpike Verore, në fund të korrikut, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga përhapja e koronavirusit të ri në këtë vend, tha më 5 mars, ministrja e Lojërave Olimpike, Seiko Hashimoto.

"Anulimi ose vonesa e lojërave do të ishte e papranueshme për atletët", tha Hashimoto.

"Një mjedis ku sportistët mund të ndjehen të qetë dhe të përqëndruar, duhet të përgatiten me vendosmëri", shtoi ajo.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, gjithashtu hodhi poshtë spekulimet në lidhje me anulimin ose shtyrjen e Lojërave Verore në Tokio për shkak të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.

XS
SM
MD
LG