Ndërlidhjet

Një tërmet prej 3.2 shkallë të Rihterit godet Kosovën


Ilustrim
Ilustrim

Një tërmet prej 3.2 shkallë të Rihterit ka goditur Kosovën pak pas orës 22:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

Mustafa tha se tërmeti ka ndodhur në ora 22:13 .

“Tërmeti ka ndodhur në territorin e Komunës së Lipjanit, saktësisht ndërmjet fshatit Magure dhe fshatit Suhodoll. Nuk ka vend për panik”, ka thënë Mustafa.
Fuqia e tërmetit sipas tij, ishte 3.2 shkallë të Rihterit.

XS
SM
MD
LG