Ndërlidhjet

Vendet evropiane të ndërmarrin veprime të guximshme kundër pandemisë, thotë OBSH-ja


Ilustrim.
Ilustrim.

Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për veprime të guximshme, në të gjitha vendet evropiane kundër pandemisë së koronavirusit.

Duke e përshkruar Evropën si "epiqendrën" e re të shpërthimit global, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge tha më 17 Mars se "çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të ndërmarrë veprimet e tij më të guximshme për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga përhapja e virusit".

Ai tha se bota po përballet me "kohë të paparë" dhe se është e rëndësishme që vendet "të punojnë së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të harmonizojnë përpjekjet".

Vërejtjet e Kluge erdhën ndërsa më shumë vende të BE-së shtrënguan masat e shëndetit publik, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, udhëzimet janë shpallur nga presidenti, Donald Trump dhe kryeministri, Boris Johnson. Ata rekomandojnë që njerëzit të praktikojnë "distancimin shoqëror" - duke qëndruar të paktën dy metra nga njerëzit e tjerë në publik.

Por, as Trump dhe as Johnson nuk kanë imponuar llojin e rregullave të detyrueshme të mbylljes mbarëkombëtare që tani janë në fuqi në vende si Italia, Spanja, Franca dhe Çekia.

XS
SM
MD
LG