Ndërlidhjet

Kurti dhe Kosnett diskutojnë për masat e Kosovës kundër koronavirusit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti të mërkurën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës. Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë”, thuhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit.

Sipas njoftimit, Kurti dhe Kosnett kanë diskutuar për miratimin e buxhetit nga ana e Kuvendit të Kosovës si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me koronavirusin e ri.

Institucionet e Kosovës kanë shpallur gjendje të emergjencës shëndetësore pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirusin e ri.

Deri më tani, janë 17 raste të infeksioneve të cilat janë konfirmuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike.

XS
SM
MD
LG