Ndërlidhjet

Konfirmohen edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë


QKUK.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 19 persona.

"Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç", thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kërkesë kryeministrit Albin Kurtit për të thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se mbledhja e Këshillit të Sigurisë do të kryesohet nga kryeministri Kurti, por koha se kur do të mbahet takimi nuk është caktuar.
Në këtë mbledhje siç thuhet, pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit.

Koronavirusi i ri ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë.

Në muajt vijues pothuajse gjitha vendet e botës kanë raportuar raste me infeksione.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona.

XS
SM
MD
LG