Ndërlidhjet

Numri i të vdekurve në Itali po rritet, por niveli i infeksioneve është ngadalësuar


Foto ilustrim

Italia ka raportuar për 345 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri.

Deri më tani janë shënuar 2,503 të vdekur nga infeksioni.

Kjo është një rritje prej 16 për qind në krahasim me një ditë më herët.

Megjithatë autoritetet raportuan se niveli i infeksioneve është duke rënë.

Shifrat e fundit nga Italia, vendi më i goditur në Evropë nga koronavirusi, raportojnë një 345 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara.

Numri i të infektuarve është 31,506 nga 27.980 sa ishin një ditë më herët.

Sipas autoriteteve ky është niveli më ulët i rasteve të reja brenda një ditë, që nga shpërthimi i pandemisë në këtë vend, raporton BBC.

Koronavirusi i ri ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë.

Në muajt vijues pothuajse gjitha vendet e botës kanë raportuar raste me infeksione.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona.

XS
SM
MD
LG