Ndërlidhjet

Lutfi Haziri nuk është i prekur nga koronavirusi


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk është i prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë Haziri përmes rrjetit social, Facebook.

“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është negativ”, ka shkruar Haziri.

Në orët e paradites të së mërkurës, Haziri, njoftoi se ishte vetizoluar, pasi ditë më parë ka qenë në një ambient ku ndodhej edhe një person, që më pas ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.

“Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë, nga mbrëmja, jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokollit shëndetësor”, kishte shkruar Haziri.

Në Kosovë, deri më tani janë konfirmuar 20 raste me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 205,452 njerëz të infektuar, 8,248 të vdekur dhe 82,091 të shëruar.

Për lajmet e reja rreth koronavirusit përcilleni edhe blogun e drejtpërdrejtë të Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG