Ndërlidhjet

Kryenegociatori i BE-së për Brexit-in ka koronavirus


Michel Barnier

Michel Barnier, kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexit-in, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Në një postim në Twitter, ku bëri të ditur diagnozën, Barnier tha se ndjehet mirë.

Barnier është dashur të zhvillojë bisedime këtë javë në Londër, rreth daljes së Britanisë nga BE-ja (Brexit), por ato janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Periudha e tranzicionit pas Brexit-it, gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i ndjekë rregullat e BE-së, do të përfundojë në dhjetor dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se nuk do ta zgjasë më shumë.

Aktualisht në Evropë janë pezulluar shumë takime, janë mbyllur kufij janë ndërprerë mësimet në shkolla e të tjera, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Evropa është tani epiqendër e pandemisë.

Në gjithë botën, mbi 222,600 njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe gati 9,000 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG