Ndërlidhjet

Kosova nuk mund t’i raportojë OBSH-së të dhënat për COVID-19


Ilustrim.

Të dhënat e fundit rreth rasteve në Kosovë me të prekurit nga Covid-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri, nuk mund të gjenden fare apo mund të hasen vetëm si të dhëna jo të plota, nëpër ueb-faqet ku prezantohen statistikat botërore të pandemisë.

Republika e Kosovës nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe rrjedhimisht as e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), andaj edhe këtu shihet problemi i mungesës së komunikimit të këtyre të dhënave me pjesën tjetër të botës.

Lul Raka, mikrobiolog, i tha Radios Evropa e Lirë, se në linqet e OBSH-së mund të informohesh për sëmundjen COVID19 për gjitha vendet, përpos Kosovës.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e njeh Kosovës. Andaj ne nuk mund të raportojmë. Ky është realiteti. Së fundmi i kemi raportuar ECDC-së (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve)”, ka thënë Raka.

Ndonëse në Kosovë aktualisht ka 20 raste me Covid-19, në këtë Qendër (ECDC), aktualisht figuron se Kosova ka 19 raste.

Deri në momentin e publikimit te ketij lajmi, në linkun: https://coronavirus.jhu.edu/map.html Kosova paraqitet me dy raste me koronavirus, kurse në linkun: https: https://www.worldometers.info/coronavirus/ Kosova nuk figuron fare.

XS
SM
MD
LG