Ndërlidhjet

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali tejkalon atë në Kinë


Një pacient me koronavirus në Itali. Foto arkiv

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Itali i ka tejkaluar ato në Kinë, ku edhe e ka zanafillën sëmundja.

Autoritetet italiane raportuan për 3,405 vdekje nga infeksioni. Në Kinë janë raportuar rreth 3.245 të vdekur.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pasur 427 viktima nga infeksioni.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Vuhan, 159 vende dhe territore në të gjithë botën kanë raportuar raste të COVID-19.

Më shumë se 222,000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me këtë virus.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar raste, dhe qeveritë po vendosin masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

XS
SM
MD
LG