Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se të premten në Kosovë është regjistruar edhe një rast me koronavirusin e ri.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 22 persona.
“Rasti pozitiv është nga Komuna e Malishevës, i gjinisë mashkullore, moshës 67 vjeçare” thuhet në komunikatë.
- Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 246,275 njerëz të infektuar, 10,038 të vdekur dhe 86,036 të shëruar.
- Kina ka 81,250 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 41,035 raste dhe Irani me 18,407.
- Për të rejat e fundit rreth koronavirusit në botë, përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.