Ndërlidhjet

Edhe dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar të premten edhe për dy persona tjerë të prekur me koronavirus në Kosovë.

Ky Institut ka thënë se njëra e infektuar është 53-vjeçare nga Suhareka, ndërsa i infektuari i dytë është 43-vjeçar nga Gjakova.

Dy të infektuarit e fundit e dërgojnë në 24 numrin e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë.

  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 266,115 njerëz të infektuar, 11,153 të vdekur dhe 87,363 të shëruar.
  • Kina ka 81,250 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 41,035 raste dhe Irani me 18,407.
  • Për të rejat e fundit rreth koronavirusit në botë, përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG