Ndërlidhjet

Kosova solidarizohet me Zagrebin


Pasojat e tërmetit në Zagreb
Pasojat e tërmetit në Zagreb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është solidarizuar me Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Zagrebin mëngjesin e së dielës.

Thaçi përmes një postimi në rrejtin social Twitter, tha se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente.

Presidenti i Republikës së Kosovës të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit i uroi shërim sa më të shpejtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se ofron mbështjete ndaj Kroacisë dhe shpreson se nuk do të ketë viktima.

Edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se "lutemi për miqtë kroatë që këtë katastrofë natyrore ta kalojnë me sa më pak pasoja".

Tërmeti me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh.

XS
SM
MD
LG