Ndërlidhjet

PDK-ja kritikon qeverinë për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi


Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili
Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili njëherësh, ish- ministër i Shëndetësisë, në një konferencë për media, ka kritikuar qeverinë për mos marrjen e masave për të vënë në karantinë personat të cilët kanë hyrë në Kosovë nga shtetet e ndryshme.

Ismaili theksoi se mungesa e testimeve të shpeshta, po bën që virusi të përhapet në vende të ndryshme të Kosovës.

Ai, theksoi se numri prej 31 personave të infektuar, nuk mund të jetë i saktë, duke ngritur dyshime se ky numër mund të jetë më i madh.

“Neglizhenca për të berë testime dhe dështimi për të bërë testime mund të jetë shumë i kushtueshme për qytetarët dhe Kosovën. E para që mund të ndodh është se mund të ngarkohet në një kohë të caktuar sistemi ku numri i njerëzve për testim mund të rritet dhe kjo do ta ngulfatë sistemin shendëtësor dhe mund të ketë humbje të jetëve më shumë”, tha Ismaili.

Institucionet e Kosovës e kanë shpallur gjendjen e emergjencës shëndetësore në Kosovë.

Personat të cilët vërtetohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundjen nga koronavirus futen në karantinë.

Qendra e Studentëve në Prishtinë tashmë ka kaluar në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës. Aty janë vendosur në karantinë një numër i konsiderueshëm i personave.

XS
SM
MD
LG