Ndërlidhjet

Bie numri i vdekjeve në Itali, krahasuar me një ditë më parë


Ilustrim.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 651 persona.

Ky është numër më i ulët, se një ditë më parë, kur ishin raportuar 793 persona të vdekur.

Në aspektin global, Italia ka numrin më të madh të viktimave nga kjo sëmundje: 5,476.

Sipas qeverisë, numri i rasteve të konfirmuara si të infektuar me koronavirus është rritur nga 53.578 në 59.138, një rritje prej 10%.

Më herë, rajoni italian i Lombardisë ka ndërmarrë masa edhe më të ashpra për të trajtuar përhapjen e koronavirusit.

Nën rregullat e reja, të shpallura të shtunën vonë, aktivitetet sportive dhe fizike jashtë do të ndalohen, qoftë edhe individualisht.

Përdorimi i makinave shitëse po ashtu ndalohet.

Lombardia është në izolim qysh më 8 mars.

Për lajmet e fundit rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG