Ndërlidhjet

Konfirmohen edhe dy raste me koronavirus në Kosovë


Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Në Kosovë janë konfirmuar edhe dy raste me sëmundjen Covid19 që shkaktohet nga koronavirusi Sars-Cov-2.

“Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç”, ka njoftua Instituti i Shëndetësisë Publike.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve, tani është ngritur në 33 persona.

Më 22 mars në Kosovë u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.

Për lajmet e fundit rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG