Ndërlidhjet

Shtyhen Lojërat Olimpike për shkak të koronavirusit


Tokio, Japoni

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se ai dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, janë pajtuar për të shtyrë Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020 për një vit, si pasojë e pandemisë së sëmundjes Covid-19.

“Kam propozuar shtyrjen e Olimpiadës për rreth një vit dhe presidenti Bach është pajtuar 100%”, u tha Abe gazetarëve.

Ky veprim, i paparë në kohë të paqes, është kërkuar “të merret në konsideratë në rrethanat e tanishme”, shtoi Abe.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se Olimpiada 2020 do të mbahet “jo më vonë se vera e vitit 2021” dhe se Lojërat do të quhen Tokio 2020.

Olimpiada, e cila mbahet çdo katër vjet qysh në vitin 1948, është ngjarja e profilit më të lartë që anulohet, si pasojë e sëmundjes Covid-19.

Kjo sëmundje, e cila shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka vrarë mbi 17,000 njerëz në botë.

Tokio, deri më tash, ka shpenzuar rreth 12.6 miliardë dollarë për organizimin e Lojërave Olimpike.

XS
SM
MD
LG