Ndërlidhjet

Kosnett shprehet " i kënaqur” për organizimin e seancës së të mërkurës


Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë përmes një postimi në Twtter se “është i kënaqur” që Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën senacë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

“Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që seanca për mocionin e mosbesimit të mbahet të mërkurën, duke nisur nga ora 11:00, pavarësisht shqetësimeve lidhur me koronavirusin.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti dhe po mbështetet edhe nga partitë opozitare.

LDK-ja – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk u pajtua me vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për të shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit të Brendshëm. Po ashtu, LDK ka kundërshtuar qasjen e Kurtit, sa i përket heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, duke kërkuar që kjo taksë të hiqet plotësisht dhe pa kushte, ashtu siç ka kërkuar SHBA-ja.

XS
SM
MD
LG