Ndërlidhjet

Prokuroria e Stambollit përgatit aktakuzë për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi


Jamal Khashoggi

Prokuroria e Stambollit njoftoi më 25 mars se ka përgatitur një aktakuzë kundër 20 personave, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, raportoi Reuters.

Deklarata tha se aktakuza përfshinte ish-zëvendës shefin e Inteligjencës Saudite, Ahmed el Assiri dhe një ish këshilltar të gjykatës mbretërore Saud el-Katani si "nxitës të një vrasje të planifikuar me një qëllim monstruoz".

Aktakuza përfshinë edhe 18 persona të tjerë.

Jamal Khashoggi, ishte një banor amerikan dhe një kolumnist i gazetës Washington Post.

Gazetai Khashoggi, i cili u vra në tetor të vitit 2018, njihej si një kritik i udhëheqjes saudite. Ai shkoi në Konsullatë për të marrë dokumentet personale. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

XS
SM
MD
LG