Ndërlidhjet

Shefi i FBI-së: Do të punojmë për zbardhjen e fatit të ish-agjentit në Iran


Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Chris Wray,.

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Chris Wray, ka thënë se kjo agjenci për zbatim të ligjit nuk do të dorë kurrë dorë nga “zbulimi i asaj që i ka ndodhur” ish-agjentit, Robert Levinson, për të cilin Qeveria amerikane beson se ka vdekur derisa ka qenë në mbajtje në Iran.

Në një email dërguar stafit të FBI-së, të cilën e ka parë agjencia e lajmeve, Associated Press, Wray ka thënë se ai është takuar me anëtarë të familjes së Levinsonit dhe “u kemi thënë se të dhënat më kredibile që kemi mbledhur në 13 vjetët e fundit tregojnë se Bob ka vdekur në mbajtje”.

“Me dhimbje e kam ndarë atë lajm, mirëpo besoj se i kemi pasur borxh familjes së Bobit një prezantim të denjë të informacioneve që kemi mbledhur”, ka shruar Wray.

Levinson, që ka lindur në mars të vitit 1948, është zhdukur kur kishte udhëtuar në ishullin Iranian, Kish në mars të vitit 2007. Ai ka qenë duke punuar me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) si kontraktor në atë kohë.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit që të ndihmojë në gjetjen e Levinsonit dhe kthimin e tij në shtëpi, mirëpo zyrtarët iranianë kanë thënë se nuk kanë të dhëna për fatin e tij.

Megjithatë, kur ai është zhdukur, një media iraniane e lidhur me qeverinë, pati transmetuar një raport që thoshte se ai ka qenë “në duart e forcave të sigurisë iraniane”.

Teherani ka thënë më 26 mars përmes një deklaratë se Levinson është larguar “kohë më parë” dhe se autoritetet iraniane nuk kanë njohuri se ku është ai, duke kundërshtuar pretendimet se ai ka vdekur sa ka qenë në Iran në mbajtje.

XS
SM
MD
LG