Ndërlidhjet

Qeveria ndryshon orarin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur qëtë ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00 deri në orës 06:00 si dhe ka ndaluar që qytetarët të qarkullojnë nëpër sheshe të hapura.

Më herët qeveria kishte vendosur dy orare për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, përkatësisht nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Por, ndalimi i qarkullimit të qytetarëve u kundërshtua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të marrë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së vendimit. Megjithatë, Kushtetuesja ende nuk ka dalë me një opinion për këtë çështje.

Në mbledhjen e mbajtur më 27 mars, Qeveria në detyrë e Kosovës po ashtu ka vendosur që barnatoret të ushtrojnë veprimtarinë e tyre prej orës 06:00 deri në orën 17:00.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 88 raste me koronavirusin e ri, ndërkaq një pacient ka vdekur.

XS
SM
MD
LG