Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut: Dy persona të infektuar me koronavirus


Kosovë, fotografi ilustruese.
Kosovë, fotografi ilustruese.

Dy persona në Mitrovicën e Veriut kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, ka konfirmuar Instituti “Torlak” në Beograd, ndërsa rezultatet janë dorëzuar për shëndet publik në Mitrovicën e Veriut.

Epidemiologu, Aleksandar Antonieviq ka konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se bëhet fjalë për një qytetar nga Mitrovica e Veriut dhe një nga Leposaviqi, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sipas tij, dy pacientët kanë simptoma të lehta të sëmundjes.

Mësohet se në Mitrovicën e Veriut në total janë testuar 18 persona dhe se për tre prej tyre priten rezultatet.

Instituti i Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve, “Torlak” analizon mostra nga komunitetet serbe në Kosovë dhe funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë.

Numri i të infektuarve me koronavirus në mjediset serbe në Kosovë është tre.

Më herët është konfirmuar infektimi i një gruaje nga rrethina e Lipjanit.

Të shtunën mbrëma, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 91.

Duke llogaritur edhe mjediset serbe, ky numër shkon në 94.

XS
SM
MD
LG