Ndërlidhjet

Vitia: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi


Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë dhe të ndjekin rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, Vitia tha se qytetarët në këtë mënyrë ndihmojnë edhe personelin shëndetësor në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se situata po mbahet në kontroll nga ana institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, që nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar 1037 raste.

Prej tyre 91 raste kanë dalë pozitiv në Covid-19. Ndërkaq një pacient është shëruar.

Për informacionet e fundit rreth koronavirusit përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG