Ndërlidhjet

Në Itali konfirmohen edhe 765 vdekje nga koronavirusi


Foto nga një spital në Milano të Italisë. Një punëtore shëndetësore kujdeset për një pacient.
Foto nga një spital në Milano të Italisë. Një punëtore shëndetësore kujdeset për një pacient.

Italia ka shënuar 765 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 10,779.

Sipas të dhënave të Universitetit, John Hopkins, Italia është vendi i dytë në botë për nga numri i të infektuarve me gjithsej 92,472.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën me 125,313 të infektuar.

Për informacionet e fundit rreth koronavirusit përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

XS
SM
MD
LG