Ndërlidhjet

Kurti: Koronavirusi po e teston shtetin, shoqërinë dhe gjithë njerëzimin


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve duke u kërkuar respektimin e masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Ai tha se qëllimi i Qeverisë së Kosovës është që ta ndalë përhapjen e virusit, sepse, sipas tij, në këtë mënyrë do të ndihmohen punëtorët shëndetësor që të shpëtojnë jetë.

"Këto ditë do të hyjmë në muajin kur sipas ecurisë që ka pasur ky virus në vendet tjera do të mund të kemi një shtim të të prekurve nga virusi, pas këtij muaji nëse tregojmë diciplinën dhe kujdesin e duhur do të fillojmë ngadal të dalim nga kjo situatë me sa më pak dëme”, tha Kurti, duke shtuar se kjo është situata më serioze që nga lufta e fundit para dy dekadave.

Kurti ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë gjëra ushqimore pasi që do të ketë produkte të mjaftueshme.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar më 29 mars edhe tri raste të reja me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 94.

Deri më tani një person ka vdekur dhe një është shëruar.

XS
SM
MD
LG