Ndërlidhjet

Aplikacionit Zoom i rriten edhe kritikat, edhe popullariteti


Mbajtja e mbledhjeve përmes aplikacionit Zoom, në kohën e koronavirusit.
Mbajtja e mbledhjeve përmes aplikacionit Zoom, në kohën e koronavirusit.

Aplikacioni për video-konferenca, Zoom, është duke u përballur me kritika të reja, në kohën kur i është rritur popullariteti për shkak të pandemisë me koronavirus.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, i ka treguar shqetësimet e saj ndaj kompanisë përmes një shkrese, duke përmendur aftësitë e kompanisë për t’u përballur me kërkesat e mëdha të përdoruesve.

Zoom aktualisht është duke u shfrytëzuar nga miliona persona për shkaqe të punës, apo shkollimit, pas masës së izolimit të vënë në shumë shtete.

Megjithatë, së fundmi janë ngritur dilema për masat që aplikon kjo kompani në fushën e sigurisë dhe privatësisë.

Në një përgjigjje për BBC-në, zëdhënësi i kompanisë në fjalë ka thënë: Zoom konsideron se privatësia, siguria dhe besimi i përdoruesve janë jashtëzakonisht serioze”.

“Gjatë pandemisë me Covid-19, ne jemi duke punuar vazhdimisht për të siguruar se spitalet, universitetet, shkollat dhe bizneset tjera në botë, mund të qëndrojnë të lidhura dhe operacionale. Ne vlerësojmë përfshirjen e Prokurores së Përgjitshme të Nju Jorkut në këto çështje dhe jemi të lumtur që mund t’i ofrojmë informacionin e kërkuar”.

Aktualisht ky aplikacioni renditet si aplikacioni i parë më i përdorur në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Britani të Madhe zë vendin e dytë.

Në të kaluarën ky aplikacion është përballur me mangësi të ndryshme në siguri, pasi është raportuar se me raste janë sulmuar pjesëmarrësit nëpër takime dhe janë vjedhur pamjet e ekraneve.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG