Ndërlidhjet

Trump paralajmëron Iranin me “çmim të lartë” nëse sulmon bazat amerikane


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për “çmim të lartë” nëse ai apo aleatët e tij në Irak, sulmojnë trupat amerikane apo asetet që kanë në Irak.

“Pas informacionit dhe besimit që kemi, Irani dhe zgjatimet e tij janë duke planifikuar sulme kundër trupave amerikane apo aseteve në Irak”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter më 1 prill.

“Nëse kjo ndodh, Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë”, ka thënë ai.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Trump ka nënkuptuar që Shtetet e Bashkuara kanë informata të sakta për këtë plan.

Përgjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar milicitë e përkrahura nga Irani për sulmet në bazat ushtarake irakiane, që strehojnë forcat e koalicionit apo në ambasadat e huaja, kryesisht ato të misioneve amerikane.

Më 11 mars, një raketë e hedhur në bazën irakiane ka vrarë dy trupa amerikane dhe një ushtar britanik, duke thelluar kështu tensionet në rajon.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili është pasuar nga sulmet të përgjakshme amerikane ndaj grupit militant, Kataib Hezbollah.

XS
SM
MD
LG