Ndërlidhjet

Edhe tre persona të infektuar me koronavirus në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të enjten edhe për tre persona të infektuar me sëmundjen Covid-19 në Kosovë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një rast me vendbanim nga Suhareka, një rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq”, është thënë në njoftim.

Po këtë ditë, Klinika Infektive ka njoftuar edhe për një person të vdekur si pasojë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Pacienti Z. I, 72-vjeçar, ishte nga komuna e Gjilanit.

“Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Sipas të dhënave të fundit, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 227 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 38 persona të shëruar dhe shtatë të vdekur.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG