Ndërlidhjet

SHBA: Mbi 2,000 të vdekur brenda një dite nga COVID-19


Nju Jork.

Shtetet e Bashkuara janë bërë shteti i parë në botë, që brenda një dite kanë shënuar mbi 2 mijë vdekje nga koronavirusi i ri.

Të dhënat e prezantuara nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se brenda 24 orëve në SHBA kanë vdekur 2,108 persona.

SHBA-ja shumë shpejt mund ta kalojnë Italinë sa i përket numrit të rasteve me fatalitet nga COVID-19.

Por, ekspertët në task forcën e Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 thonë se ka nisur të bie niveli i përhapjes së koronavirusit në mbarë SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai pret që SHBA-ja të ketë një numër më të ulët vdekjesh sesa parashikimet fillestare prej 100,000 vdekjeve.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në SHBA janë regjistruar 18,693 vdekje dhe 500,399 raste me COVID-19.

Për lajmet e fundit rreth koronavirusit përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

XS
SM
MD
LG