Ndërlidhjet

Spanjë: Vazhdon të bie numri i vdekjeve nga koronavirusi


Spanjë, mars, 2020.
Spanjë, mars, 2020.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ka shënuar rënie për tre ditë radhazi.

Të shtunën u raportua për 510 viktima të reja, u tha në një deklaratë të Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, ka arritur në 16,353.

Sa i përket numrit të të infektuarve, autoritetet spanjolle njoftuan se ai ka shkuar në mbi 161 mijë.

Spanja, është vendi i dytë pas Italisë për nga numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi i ri.

XS
SM
MD
LG