Ndërlidhjet

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar të shtunën se janë konfirmuar 33 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, është thënë në njoftim.

Ky Institut ka njoftuar edhe për shërimin e gjashtë pacientëve, duke e dërguar numrin total të tyre në 58.

Pas rasteve të fundit të konfirmuara, autoritetet kanë future në karantinë Prishtinën dhe Ferizajn.

Për lajmet e fundit rreth koronavirusit përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

XS
SM
MD
LG