Ndërlidhjet

Bahtiri kërkon që edhe Mitrovica të futet në karantinë


Qytetarët kalojnë në tunelin e dezinfektimit, të vendosur pranë spitalit në Mitrovicë.
Qytetarët kalojnë në tunelin e dezinfektimit, të vendosur pranë spitalit në Mitrovicë.

Kryetari i Komunës se Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të marrë vendim për të aplikuar masën e karantinimit edhe për këtë komunë.

Në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka shkruar se një masë e tillë duhet të merret, pasi komunat tjera me të cilat kufizohet Mitrovica e Jugut, tashmë kanë raste me koronavirus.

“Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia që të marrë vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri.

Qeveria e Kosovës, më 11 prill ka vendosur të fusë në karantinë qytetin e Prishtinës, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19. Po ashtu në karantinë më 11 prill janë vendosur edhe Ferizaj dhe Suhareka.

XS
SM
MD
LG