Ndërlidhjet

Kabuli ndalon qarkullimin e motoçikletave si masë kundër krimit


Nje burrë në motoçikletë në Kabul
Nje burrë në motoçikletë në Kabul

Autoritetet afgane thanë se ata do të ndalojnë qarkullimin e motoçikletave në kryeqytetin Kabul, për një periudhë të pacaktuar, si një përpjekje për të përmirësuar sigurinë.

"Shumica e krimeve në qytet, përfshirë vrasjet në shënjestër dhe krime të tjera, kryhen duke përdorur motoçikleta", tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Tariq Arian.

Motoçikletat dhe skuterat janë shumë të popullarizuar në Kabul.

Ndaj shkelësve të rregullit të ri do të pasojë masa e ndëshkimit me konfiskimin e motoçikletave, tha ministria e Brendshme.

Përjashtim do të ketë vetëm për transportuesit e dërgesave, pasi ata po përballen me kërkesa të mëdha që nga shpërthimi i pandemisë.

AFP citoi një zyrtar të sigurisë të thoshte se militantët talibanë, përmes motoçikletave, po kryejnë një numër në rritje të sulmeve që shënjestrojnë zyrtarët qeveritarë.

Sipas zyrtarit, numri i grabitjeve në rrugë nga hajdutët me motoçikleta, gjithashtu është në rritje.

Vendimi vjen pasi Kabuli, me një popullsi prej rreth 5 milionë njerëz, është nën një bllokim tre-javor si përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Afganistan është 714, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Nga sëmundja kanë vdekur 23 persona.

XS
SM
MD
LG