Ndërlidhjet

Poloni: Protestuesit sfidojnë izolimin për të kundërshtuar propozimet për abortin


Ilustrim.

Protestuesit në Poloni kanë sfiduar izolimin për shkak të koronavirusit, për të kundërshtuar një propozim që do të mund të ndalonte plotësisht abortin.

Grumbullimet në publik janë ndaluar, mirëpo në disa fotografi në rrugët e Varshavës dhe Poznanit, protestuesit janë parë duke qëndruar dy metra larg njëri-tjetrit.

Të tjerë kanë postuar video online duke thënë se janë pjesë e “protestës virtuale”.

Parlamenti i këtij shteti është planifikuar të ndalojë abortin e fetusit me anomali të shumta.

Ligjet për abortin në Poloni janë ndër më të ashprat në Evropë, pasi ky proces lejohet vetëm në rastet e dhunimit apo incestit, nëse jeta e nënës është në rrezik apo nëse fetusi ka probleme të rënda.

Por, projektligji i ri do të ndalonte ndërprerjen e shtatzënisë nëse testet tregojnë se fetusi është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.

Aktualisht 98 për qind të aborteve kryhen për këtë arsye në Poloni.

Në një tjetër projektligj, që do të diskutohet nga ligjvënësit, thuhet se secili person që inkurajon një tjetër person nën moshën 18-vjeçare për kryrje të marrëdhënieve seksuale, mund të përballet me tre vjet burgim.

Aktivistët janë të shqetësuar se politikanët konservatorë mund ta shfrytëzojnë situatën e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit për të miratuar propozimet, çka u pamundëson kundërshtarëve të organizojnë protesta masive në rrugë.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG