Ndërlidhjet

Kosovë: Pesë të shëruar nga koronavirusi pritet të lirohen nga spitali; dy në gjendje kritike


Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur se sot do të lirohen pesë pacientë që janë shëruar nga koronavirusi.

Në njoftimin për media, të lëshuar të premten, thuhet se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar edhe 52 pacientë të tjerë të prekur nga koronavirusi.

Bëhet e ditur se 40 raste janë në gjendje stabile, 11 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa dy raste janë në gjendje kritike dhe nën kujdes intensiv.

Gjatë ditës së enjte në Kosovë është raportuar për dy viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 11 viktima dhe 79 të shëruar.

XS
SM
MD
LG