Ndërlidhjet

Qytetarëve të Kosovës u ofrohet linja telefonike për ndihmë psikologjike


Prishtina gjatë pandemisë së koronavirusit
Prishtina gjatë pandemisë së koronavirusit

Qytetarët e Kosovës nga sot (22 prill) do të kenë mundësi të bisedojnë me psikologun/en përmes linjës telefonike 038 200 80 890.

Kjo është bërë e mundur nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur për lëshimin në funksion të kësaj linje.

"Kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisëm, do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të perjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët e Kosovës mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

XS
SM
MD
LG