Ndërlidhjet

Vdes edhe një pacient me koronavirus në Kosovë


Ilustrim.

Klinike Infektive në Prishtinë ka njoftuar për vdekjen e pacientit me inicialet K.Q., i prekur nga koronavirusi i ri.

Viktima, 53-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 13 prill.

“Te i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetojë sëmundjes”, është thënë një njoftim.

Kjo është vdekja e 19-të që regjistrohet si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë 630 persona janë të infektuar me koronavirus.

Nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus janë shëruar 138 persona.

Me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG