Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi ka kryer një intervenim kirurgjik


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite (23 prill) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Njoftimi është bërë nga zyra e presidentit.

“Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional” thuhet në njoftim.

Në orët e mbremjes të së enjtes, presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se është liruar nga spitali.

"Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional", ka shkruar Thaçi.

Më 20 prill, presidenti Thaçi kishte qëndruar disa orë i shtrirë në Klinikën e Urologjisë, pas "shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë".

Përkeqësimi i shëndetit të presidentit Thaçi ndodhë në kohën e pandemisë së koronavirusit. Zyra e tij nuk ka njoftuar nëse presidenti është testuar për koronavirusin e ri.

XS
SM
MD
LG