Ndërlidhjet

Tre raste të reja me koronavirus në Mal të Zi


Hyrja e spitalit në Podgoricë
Hyrja e spitalit në Podgoricë

Autoritetet në Mal të Zi kanë njoftuar për tre raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 319.

Rastet e reja janë konfirmuar në Gusi, tha Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht, 1,974 persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa gjithsej 124 janë shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë së COVID-19, Mali i Zi ka regjistruar pesë vdekje të pacientëve me koronavirus.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG