Ndërlidhjet

Në Turqi shënohet ulje e numrit të viktimave nga COVID-19


Një punëtor duke dezinfektuar një xhami në Stamboll.

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë ka njoftuar për 99 vdekje të reja nga COVID-19. Kjo është shifra më e ulët në dy javët e fundit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi ka arritur në 2.805.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2.357 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 110.130.

Koca tha se është shënuar rënie edhe e numrit të pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv.

Turqia renditet e shtata në botë për nga numri i të infektuarve, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Por, ekspertët besojnë se numri i vërtetë është më i lartë.

Gati 890,000 njerëz janë testuar deri më tani në Turqi.

XS
SM
MD
LG