Ndërlidhjet

Bie numri i pacientëve me koronavirus në Belgjikë


Një anëtar i stafit mjekësor punon në njësinë e kujdesit intensiv për pacientët që vuajnë nga sëmundja koronavirus në një spital në Belgjikë.

Belgjika ka njoftuar për numrin më të ulët të pacientëve që kanë kërkar ndihmë shëndetësore në spitalet e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 127 persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Ky është numri më u ulët që nga 18 marsi.

Kanë kaluar shtatë javë që prej se ky vend ka ndërmarrë masa të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Belgjika është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 46,687.

Autoritetet kanë njoftuar se që nga 4 maji do të fillojnë me lehtësimin e masave të izolimit.

XS
SM
MD
LG