Ndërlidhjet

Rritje e lehtë e numrit të vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë


Spanja gjatë kohës së pandemisë.

Në 24 orët e fundit, Spanja regjistroi 281 vdekje nga koronavirusi ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 24.824.

Të enjten numri i vdekjeve ishte 268.

Spanja, e cila ka regjistruar gjithsej 215 216 pacientë të infektuar me koronavirus, është në vendin e katërt në botë për nga numri i vekjeve, pas Shteteve të Bashkuara, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në fillim të prillit, ky vend ka shënuar kulmin e pandemisë me 950 vdekje brenda një dite.

Numri i të shëruarve ka arritur në 114.678.

Si një shenjë tjetër e lehtësimit të krizës, autoritetet të premten mbyllën një spital të improvizuar të cilin e kishin hapur në fund të muajit mars.

Megjithatë, pajisjet do të qëndrojnë aty, në rast se ka një valë të re të të infektuarve.

Gjatë fundjavës Spanja do të lehtësojë më shumë masat e rrepta të izolimit, duke lejuar individët të largohen nga shtëpia për aktivitete sportive.

XS
SM
MD
LG