Ndërlidhjet

Shkon në 81 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e V.


Ilustrim.
Ilustrim.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten për katër viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Në Klinikën Infektive në Shkup kan ndërruar jetë dy pacientë nga Prilepi, një grua e moshës 55-vjeçare dhe një burrë 84-vjeçar. Në Prilep, në shtëpinë e saj ka ndërruar jetë edhe një e moshuar e moshës 69-vjeçare, e cila ka qenë e infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Viktima e katërt është nga qyteti i Koçanit.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet ka arritur në 81.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 362 teste, prej të cilëve 29 kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Numri i të shëruarve edhe ditën e premte ka shënuar rritje. Me 69 raste e reja, numri i të shëruarve nga koronavirusi ka arritur në 807 ndërsa pozitivë janë 606 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se nga 1 maji ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Çdo person që nuk respekton masën do të dënohet me nga 20 euro, ndërsa kompanitë që nuk do të respektojnë masat për mbrojtje personale do të dënohen deri më 2,000 euro.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ndalimin e 50 personave që nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje gjatë orëve të fundit dhe 42 prej tyre janë arrestuar dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG