Ndërlidhjet

Mbretëria e Bashkuar kreu mbi 100,000 teste për Covid-19 brenda një dite


Ministri britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.

Mbretëria e Bashkuar ka kryer më shumë se 122,000 teste për koronavirus më 30 prill, duke tejkaluar synimet e qeverisë, ka thënë Ministri britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.

Ai ka thënë se objektivi prej 100,000 testeve brenda ditës ka qenë “synim ambicioz”, mirëpo testimi ka qenë i domosdoshëm “për ta kthyer Britaninë sërish në këmbë”.

Të dhënat përfshijnë edhe kryerjen e testeve që janë dërguar nëpër shtëpi, por të cilat mund të mos jenë kryer ende.

Deri më tani në territorin britanik janë regjistruar 27,510 të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Ministri britanik nga radhët e opozitës, Jonathan Ashëorth ka sugjeruar se qeveria është mashtruar me këto shifra pasi ka numëruar testet e dërguara nëpër shtëpi dhe jo ato që janë kryer.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG