Ndërlidhjet

Koronavirusi në Austri është nën kontroll, thotë ministri i Shëndetësisë


Vjenë

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se pandemia e koronavirusit është nën kontroll, edhe tri javë pasi Austria ka nisur lehtësimin e masave kufizuese.

“Situata është shumë e qëndrueshme, stabile”, tha ai.

Pas një muaji izolim, dyqanet e vogla në Austri kanë nisur të rihapen në mes të prillit.

Ato janë pasuar nga dyqane më të mëdha fundjavën e kaluar, ndërsa mësimi në shkolla do të rinisë këtë muaj.

Restorantet po ashtu pritet të rihapen në mes të majit.

Veshja e maskave në dyqane dhe në transportin publik është bërë e detyrueshme, ashtu si edhe respektimi i distancimit fizik.

Anschober tha se faza e parë e daljes nga izolimi ka qenë e suksesshme, por kërkoi nga njerëzit që të vazhdojnë të mbeten vigjilentë.

Austria, vend me gati nëntë milionë banorë, deri më tash ka regjistruar afro 15,600 raste me koronavirus.

Më shumë se 13,400 prej tyre janë shëruar, ndërsa 606 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG