Ndërlidhjet

Mbretëria e Bashkuar regjistron më së shumti viktima nga Covid-19 në Evropë


Deri më sot, Italia ka qenë shteti me më së shumti viktima në Evropë si pasojë e koronavirusit, dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Por pas raportimeve se 29,427 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi në Mbretërinë e Bashkuar, në krahasim me 29,315 sa janë në Itali, Britania tani ka tejkaluar territorin italian për nga numri i viktimave.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë se vetëm në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 693 vdekje të reja.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG